
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Linz-Urfahr të Austrisë, pasi një i moshuar austriak 89 vjeç ka vrarë gruan e tij dhe vajzën. Më pas ai ka vrarë edhe veten.
Siç mësoi gazeta austriake “Krone”, besohet se pas vrasjeve qëndron një mosmarrëveshje trashëgimie.
Një shënim vetëvrasjeje është gjetur gjithashtu.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 13:30, derisa operacioni policor është ende duke vazhduar.
Policia ka ngritur rrjeta dhe tenda në parking. Zona është rrethuar.

The post Dyshime për mosmarrëveshje për tarshëgimi, 89 vjeçari austriak vret gruan e vajzën, më pas edhe veten appeared first on Gazeta Express.
