E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Tensione të reja në Lindjen e Mesme – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE

Image

Më 28 shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit.

Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit dhe në drejtim të bazave ushtarake amerikane në rajon.

Kështu, ndonëse lufta ka hyrë në muajin e tretë që nga fillimi – deri më tani ka pak shenja të një përparimi të madh që mund të ndalonte përshkallëzimin.

Dhe për të mësuar se çfarë është duke ndodhur atje, Telegrafi, do t’ju mbajë të informuar, MINUTË PAS MINUTE.

Për të ditur se ÇFARË KA NDODHUR DERI MË 8 MAJ, klikoni KËTU.

08/05/2026 07:58-​Arabia Saudite dhe Kuvajti hapin bazat për SHBA-në, rikthehet operacioni në Ngushticën e Hormuzit

Image

Arabia Saudite dhe Kuvajti kanë hequr kufizimet për përdorimin nga Shtetet e Bashkuara të bazave ushtarake dhe hapësirës ajrore në operacionet rreth Ngushticës së Hormuzit, në një zhvillim që mund të shënojë rikthimin e misionit amerikan për mbrojtjen e transportit tregtar në rajon.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, ky vendim largon një nga pengesat kryesore për rifillimin e operacionit “Project Freedom”, i cili ishte pezulluar vetëm pak kohë pasi kishte nisur…më shumë.

08/05/2026 07:55-​Reagon ushtria amerikane dhe presidenti Trump, pasi SHBA-të dhe Irani shkëmbyen zjarr në Ngushticën e Hormuzit

Image

Forcat amerikane shënjestruan objekte ushtarake iraniane përgjegjëse për nisjen e një serie sulmesh “të paprovokuara” me raketa, dronë dhe varka të vogla kundër anijeve luftarake amerikane që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së të enjten.

“Forcat amerikane ndërprenë sulme të paprovokuara iraniane dhe u përgjigjën me sulme vetëmbrojtëse ndërsa shkatërruesit me raketa të drejtuara të Marinës Amerikane kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në Gjirin e Omanit, më 7 maj”, tha CENTCOM në një njoftim për shtyp, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

InfoShqip