E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Instagram heq enkriptimin nga mesazhet private

Instagram 2 689dbb38337af

Instagram ka çaktivizuar globalisht enkriptimin “end-to-end” (E2EE) për mesazhet direkte, duke ndryshuar mënyrën e privatësisë në platformë.

Nga 8 maji 2026, përdoruesit nuk do të kenë më mundësi të dërgojnë mesazhe ultra-private në Instagram. Kjo do të thotë se kompania mund të ketë qasje në përmbajtjen e mesazheve, përfshirë tekstet, fotografitë, videot dhe audio-mesazhet.

Meta kishte premtuar më parë se E2EE do të bëhej standard për komunikimet në Facebook dhe Instagram, por tani ka vendosur të mos vazhdojë me implementimin e plotë në Instagram.

Vendimi është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, të cilat argumentojnë se enkriptimi i plotë vështirëson luftimin e abuzimeve online. Në anën tjetër, mbrojtësit e privatësisë e kanë cilësuar këtë si hap prapa për sigurinë digjitale të përdoruesve.

Meta ka deklaruar se funksioni po hiqet për shkak të përdorimit të ulët nga përdoruesit e platformës.

The post Instagram heq enkriptimin nga mesazhet private appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip