E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Trump: Do të sulmojë më fort nëse Irani nuk nënshkruan më shpejt

Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta godasin Iranin “shumë më fort” nëse Teherani nuk pranon të nënshkruajë marreveshjen së shpejti, pas shkëmbimit të zjarrit në Ngushticën e Hormuzit.

Ushtria amerikane bëri të ditur se forcat e saj iu përgjigjën sulmeve iraniane ndaj tre destrojerëve që po kalonin nëpër rrugën ujore, duke kryer “goditje vetëmbrojtëse”, pavarësisht armëpushimit në fuqi.

Nga ana tjetër, ushtria iraniane konfirmoi sulmet ndaj anijeve luftarake amerikane dhe akuzoi SHBA-në për sulm ndaj një anijeje cisternë iraniane me nafte.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan “ABC News”, Trump tha se armëpushimi, i cili ka qenë në fuqi për rreth një muaji, “po funksionon”, ndërsa sulmet amerikane i cilësoi si një “sukm të lehtë”.

Ndërkohë, në platformën e tij në “Truth Social”, Trump deklaroi se destrojerët amerikanë kishin kaluar me shumë sukses Ngushticën e Hormuzit nën zjarr, duke shtuar se anijet nuk kishin pësuar dëme, ndërsa sulmuesve iranianë iu ishin shkaktuar dëme të mëdha.

“Ashtu siç i goditëm sot, do t’i godasim shumë më fort dhe shumë më dhunshëm në të ardhmen, nëse nuk e nënshkruajnë marrëveshjen SHPEJT!, tha presidenti amerikan, Trump.

Trump ka shprehur optimizëm se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet së shpejti, ndërsa administrata e tij pret përgjigjen e Teheranit ndaj një propozimi me 14 pika për t’i dhënë fund konfliktit.

Irani deklaroi dje në mëngjes se po shqyrton ende dokumentin dhe se përgjigjja do të dorëzohet përmes Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës.

The post Trump: Do të sulmojë më fort nëse Irani nuk nënshkruan më shpejt appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip