E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“Anëtarësimi në BE, sfidë dhe bekim për Shqipërinë”, Rama: Programi synon rritjen e kapaciteteve njerëzore

Kryeministri Rama ndodhet në Durrës në kuadër të prezantimit të projektit EU4Municipalities.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe me një kontribut financiar shtesë prej 1 milion euro nga Gjermania dhe synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për nismat e qeverisjes vendore në shërbime dhe infrastrukturë, si edhe forcon kapacitetet e tyre institucionale.

Rama deklaroi se ky projekt nuk mishëron vetëm një mbështetje financiare, por përfaqëson një investim strategjik të BE-së për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, programi lidhet drejtpërdrejt me modernizimin e institucioneve vendore dhe me mundësinë që, përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet e tyre njerëzore, të cilat ai i cilësoi si problemin më të mprehtë të kohës.

“Ky projekt nuk mishëron vetëm një mbështetje financiare, por mishëron një investim strategjik të BE-së për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive në horizontin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky program lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe me mundësinë që, përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet e tyre njerëzore, që janë problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe.

BE-ja dhe anëtarësimi në të janë një bekim për Shqipërinë dhe një sfidë e madhe në nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore është pjesë e pandarë e mënyrës së funksionimit.”

InfoShqip