E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Shitja e “fshehtë” e naftës/ Cisternat e Emirateve kaluan përmes Hormuzit 6 milionë fuçi nafte pas nisjes së konfliktit

Emiratët e Bashkuara Arabe kanë arritur të eksportojnë 6 milionë fuqi nafte përmes ngushticës së Hormuzit me kompaninë e trye shtetërore energjitike ADNOC, pasi mbajtën të fikur gjurmuesit dixhital brenda anijeve të tyre për të shmangur sulmet Iraniane.  Rifillimi I Transportit të Naftës nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Ngushticës së Hormuzit vjen pasi kjo ngushticë mbetet një nga pikat më të rrezikuara të konfliktit në Lindjen e Mesme për shkak të kufizimeve dhe kercënimeve për sulme nga Irani. ADNOC (Abu Dhabi National Oil Company) ka eksportuar rreth 4 milionë fuçi nga fusha e tyre e naftes Upper Zakum dhe 2 milionë fuçi nga Das Island, duke përdorur kater cistern te medha qe u nisen nga portet që në Gjirin Persik.

Megjithëse këto sasi mbeten të vogla krahasuar me eksportet normale të Emirateve para nisjes së luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, operacioni tregon rrezikun që po marrin prodhuesit dhe blerësit për të mbajtur gjallë tregtinë globale të naftës. Prodhues të tjerë të Gjirit, si Iraku, Kuvajti dhe Katari, kanë reduktuar ndjeshëm eksportet ose kanë ulur çmimet për të tërhequr blerës, ndërsa Arabia Saudite po eksporton kryesisht përmes Detit të Kuq. Iraku, nga ana tjetër, po përdor edhe rrugë tokësore përmes Sirisë.

Që nga fillimi i konfliktit, ADNOC ka ulur eksportet me më shumë se 1 milion fuçi në ditë, krahasuar me nivelin prej 3.1 milionë fuçish në ditë të regjistruar vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e naftës së eksportuar është lloji Murban, i cili transportohet përmes tubacioneve drejt portit të Fujairah.

Megjithatë, transporti përmes Hormuzit mbetet shumë i rrezikshëm. Në fillim të majit, ADNOC akuzoi Iranin se kishte përdorur dronë për të sulmuar tankerën bosh “Barakah”, ndërsa ajo kalonte nëpër ngushticë. Për të shmangur zbulimin nga forcat iraniane, anijet cisternë po udhëtojnë me sistemet e lokalizimit të çaktivizuara — një praktikë që përdoret shpesh edhe nga Irani për të anashkaluar sanksionet amerikane ndaj eksporteve të tij të naftës.

Sipas të dhënave të kompanive të monitorimit detar Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin gjithashtu strategjinë “ship-to-ship transfer”, pra transferimin e ngarkesave nga një anije në tjetrën, për të përshpejtuar transportin dhe rikthimin e tankerëve në Gjirin Persik për ngarkesa të reja.

InfoShqip