E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Nga parandalimi i një pengmarrjeje te konfliktet e pronësisë/ Gazetarja zbulon pistat e hetimit të vrasjes në Sarandë

Në studion e News Line në ABC News, gazetarja Etleva Delia, autore e emisionit ‘Gjërat Tona’ foli mbi vrasjen e një dite më parë në Gjashtë të Sarandës ku mbeti i vrarë, Rexhep Ismaili.

Delia foli për një pengmarrje të mundshme, ndodhur pak ditë para vrasjes, ndërsa tha se viktima Ismaili kishte ndërhyrë për të mbrojtur personin që do të merrej peng, ngjarje për të cilën Delia tha se nuk dihet nëse është denoncuar apo jo në polici.

“Bëhet fjalë për një tentativë pengmarrje. Viktima ishte pa precedent penalë, nuk dihet si ka nisur shkëmbimi i zjarrit, kush e ka nisur i pari.

Viktima sipas të dhënave para disa ditës kishte mbrojtur një person tjetër që të njëjtët autor kishin shkuar për ta marr me forcë për ta future në makinë dhe nuk i lejoi. Është dicka që nuk sqarohet nëse ka lidhje me të, apo thjesht e mbrojti se ishte në pronën e tij.

Janë disa cështje që duhet të zbardhen nga hetimet, nuk dihet kush ka qenë në lokal, sa persona kanë qenë, dhe kush ka qenë objekt i kësaj përplasje”, tha ajo ndërsa shtoi se në vrasjen e së enjtes janë përdorur dy armë zjarri.

“Me aq sa kemi informacion nga policia nga ambjetet e lokalit drejt autorëve është qëlluar me kallashnikov, që nuk dihej pse mbahej në atë lokal nga pronari Ismaili. Autori ka qëlluar në drejtim të lokalit me pistoletë. Autorët kanë qenë me dy mjete, njërin prej të cilëve e kanë braktisur dhe jan larguar me makinën tjetër. I identifikuar deri më tani vetëm Lulzim Tabaku, po verifikohet grupi që e shoqëronte

Po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën konkrete të ngjarjes. Deri tani dyshohet për konflikt pronësie, nuk dihet për cilën pronë konkretisht. Viktima ishte pronar i karburantit pranë lokalit të tij si edhe i një subjekti në zonën e Pemës së Thatë në Sarandë”, -tha Delia.

“Saranda nga një qytet i qetë, është kthyer në qendër përplasjesh me armë zjarri, rrëmbimesh. Fillimisht u lidh me cështjen e drogës, më pas me shfrytëzimin e zonave turistike në bregdet. Nga verifikimet deri tani ngjarje dje nuk rezulton të jetë vijimësi e konflikteve të mëparshme në qytet”, përfundoi ajo./abcnews.al

InfoShqip