E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Publiku vendos sot për Fabjolën! Mbrëmjen e sotme priten debate dhe dinamika të reja në “Ferma VIP 3”

WhatsApp Image 2026 05 05 At 21.02.31 752x440 1 684x400

Mbrëmjen e sotme, në ekranin Vizion Plus, transmetohet nata e 13-të Prime e spektaklit, pas një jave të mbushur me tensione, përplasje dhe dinamika që kanë ndryshuar totalisht atmosferën brenda fermës.

Pas largimit të papritur të Adionit, një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni, situata në fermë duket se ka hyrë në një tjetër fazë. Dalja e tij, por edhe incidentet që shoqëruan spektaklin e fundit, kanë tronditur jo pak fermerët, duke krijuar pasiguri, debate dhe aleanca të reja.

Në qendër të vëmendjes këtë javë ka qenë Fabjola. Një vendim i fortë nga Agai ka vendosur në rrezik qëndrimin e saj në fermë, ndërsa produksioni ka marrë edhe një tjetër vendim të rëndësishëm.

Televotimi i hapur më parë është anuluar dhe publiku tashmë po voton në një televotim të ri. Me vetëm një pyetje: a duhet të vazhdojë Fabjola rrugëtimin në fermë? Kjo situatë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në lojë dhe vendimi i takon vetëm publikut.

Prime i kësaj të premteje pritet të sjellë përballje të forta, sqarime, reagime emocionale dhe surpriza të tjera, ndërsa publiku do të ketë një rol vendimtar për fatin e Fabiolës dhe balancat e reja që po krijohen në lojë.

“Ferma VIP” po hyn në një fazë vendimtare, me emocionet dhe tensionin që rriten çdo ditë, teksa çdo konkurrent përballet jo vetëm me sfidat fizike, por edhe me ato emocionale dhe sociale që e bëjnë këtë reality një prej më të ndjekurve në ekran.

Sonte, ora 21:00, në Vizion Plus dhe livestream në YouTube, publiku do të mësojë se si do të ndryshojë loja pas një jave që ka trazuar totalisht fermën.

InfoShqip