E premte, 08 Maj 2026
Lajme

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill 2.8%, ndikuan karburantet dhe transporti

Tregu 711x400

Tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme po vazhdojnë të japin impaktin negativ në xhepat e qytetarëve. Sipas Institutit të Statistikave, çmimet e produkteve dhe shërbimeve u shtrenjtuan me 2.8% në prill, duke sjelle normën më të lartë në harkun kohor të 2 viteve.

Sipas të dhënave nga INSTAT, grupi kryesor që ndikoi në rritjen e inflacionit ishte transporti me 8.5% në bazë vjetore si pasojë e shtrenjtimit të biletave në shumë linja, e ndjekur nga qiraja dhe karburantet.

Norma e inflacionit vazhdon të mbetet brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë nën 3%, duke bërë që mos të shihet e arsyeshme rritja e normës së interesit.

Screenshot 2 8

InfoShqip