MPB Maqedoni njofton se më 10.05.2025 (e diel), në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 11:30, në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë vrapimi në 10 kilometra, me pikënisje në bulevardin „Ilinden“, para fontanës Lotus.
Garuesit do të lëvizin përgjatë bulevardit „Ilinden“ deri te kryqëzimi me rrugën „Nikolla Parapunov“, më pas përgjatë rrugës „Nikolla Parapunov“ deri te kryqëzimi me bulevardin „Aradhat Partizane“, djathtas deri te ura Vllajko, ku do të bëjnë kthim gjysmërrethor dhe do të kthehen në të korsinë e njëjtë deri te kryqëzimi me rrugën „Lubjanska“, ku sërish do të bëjnë kthim gjysmërrethor dhe përmes korsisë së njëjtë do të kthehen në rrugën „Nikolla Parapunov“, pastaj në bulevardin „Ilinden“ deri në cakun përfundimtar para fontanës Lotus në Shkup.
Nga MPB thonë se Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, me ç’rast qarkullimi do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon që qytetarët t’i respektojnë urdhrat e dhëna të nëpunësve policorë në linjat rrugore ku do të zhvillohet ngjarja
