
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Triera Kasumin, zëvendësministre të Ekonomisë.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku është shtuar se Kurti i ka uruar suksese në detyrën e saj Kasumit.
Komunikata:
Triera Kasumi-Berisha emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë
Prishtinë, 8 maj 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar znj. Triera Kasumi-Berisha në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Ekonomisë.
Kryeministri në detyrë Kurti e uroi znj. Kasumi-Berisha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
The post Kurti vazhdon me emërime në kohë zgjedhjesh, Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekonomisë appeared first on Gazeta Express.
