Qindra sende personale dhe foto të pabotuara të ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe, do të dalin në ankand më 1 qershor në Beverly Hills, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së saj.
Ankandi, i organizuar nga shtëpia prestigjioze “Julien’s Auctions” dhe i titulluar “100 Years of Marilyn”, do të përfshijë mes 350 dhe 400 artikuj të rrallë që lidhen me jetën dhe karrierën e aktores legjendare.
Mes tyre ndodhen foto të pabotuara më parë, dokumente personale, veshje ikonike dhe objekte të përdorura nga vetë Monroe.
Një nga artikujt më interesantë është receta e shkruar me dorë për mbushjen e gjelit të detit për darkën e Falënderimeve, ndërsa koleksioni përfshin edhe një fustan elegant Jeanne Lanvin, kontratën e vitit 1949 me agjencinë William Morris dhe kartën e anëtarësimit në Screen Actors Guild nga viti 1956.
Në ankand do të ekspozohet gjithashtu një fotografi e realizuar nga Alan Grant në vitin 1962, më pak se një muaj para vdekjes së saj tragjike. Po ashtu, mes sendeve personale ndodhet edhe buzëkuqi Max Factor që Monroe përdori gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit, Something’s Got to Give.
Pika më e veçantë e ankandit pritet të jetë dera e gjelbër prej druri e shtëpisë së saj në Los Angeles, ku aktorja u gjet e vdekur më 5 gusht 1962, në moshën 36-vjeçare.
Explore 100 Years of Marilyn, now open for bidding in partnership with Turner Classic Movies (@tcm), celebrating the life, legacy, and timeless glamour of Marilyn Monroe.
Celebrating the 100th birthday of Marilyn Monroe, one of Hollywood’s most magnetic figures, this landmark… pic.twitter.com/tgZB4Q3X7s
— Julien’s Auctions (@JuliensAuctions) May 7, 2026


