
Sipas “L’Équipe”, “Fox Sports” po kërkon një tifoz sporti për të parë të 104 ndeshjet e Kupës së Botës 2026 nga një kub xhami në “Times Square” të New Yorkut.
Paga për këtë rol është 50,000 dollarë, përcjell “Gazeta Express”.
Reklama, e publikuar në “Indeed” dhe e shpërndarë edhe në një video në “X” të martën, e promovon këtë pozicion si një “punë ëndrrash” me titullin “Chief World Cup Watcher” (Shefi i Shikimit të Kupës së Botës).
Kandidati i përzgjedhur pritet të nisë punën më 6 qershor dhe do të duhet të filmojë veten si dhe të prodhojë përmbajtje nga ndeshjet për kanalet e rrjeteve sociale të transmetuesit.
Kabina prej xhami do të jetë shumë e dukshme për mijëra kalimtarë në “Times Square”, ndërsa është planifikuar që edhe figura të njohura si të famshëm dhe legjenda sportive të ndalen për të parë ndeshje.
“Fox Sports” ka të drejtat për transmetimin e Kupës së Botës 2026 në SHBA, turne që zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Shuma prej 50,000 dollarësh është rreth 42,500 euro./GazetaExpress/
The post 50 mijë dollarë për ta shikuar Kupën e Botës, një kompani amerikane me ‘ofertë’ të çuditshme appeared first on Gazeta Express.
