Te Bologna kanë nisur të lëvizin për merkaton e verës, me disa kontakte të para dhe pista të mundshme transferimi. Dritarja e ardhshme e merkatos për “rossoblu” pritet të jetë e lidhur ngushtë me afatet e kontratave që janë të afërta (si rasti i Freuler) dhe ato që vijnë më pas (si për Lucumi dhe Orsolini), të cilat mund të ndryshojnë ekuilibrat brenda ekipit.
Vëmendje e madhe i kushtohet edhe Lykogiannis, një nga kandidatët kryesorë për t’u larguar nga “Due Torri”. Sartori po kërkon tashmë një zëvendësues të Mirandës dhe duket se e ka gjetur profilin e duhur te ylli i Kosovës, Dion Gallapeni.
Bologna, situata e Lykogiannis dhe pista kosovare: në fokus Dion Gallapeni
Sipas asaj që raporton “Il Resto del Carlino”, Bologna ka zhvilluar një kontakt të parë me Dion Gallapenin, talentin kosovar të Wisla Plock. Ai është emri i parë në listën e Sartorit për të zëvendësuar Lykogiannisin, i cili është drejt skadimit të kontratës dhe është përballur me disa probleme fizike.
I lindur në Suharekë në vitin 2004, Gallapeni është ende në fillimet e karrierës së tij. Pas përvojave në vendlindje me Prishtinën, ai u transferua herët në Poloni, fillimisht te Widzew Lodz, më pas te Wisla Plock, ku luan ende si i huazuar.
Pavarësisht moshës së re, ai është pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ka regjistruar deri tani 11 paraqitje. I aftë me topin në këmbë dhe me atletizëm të mirë, konsiderohet një “diamant” që ende duhet punuar. Luajnë si mbrojtës i majtë, por në rast nevoje mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të mesfushës. Natyrisht, është i majtë, duke qenë se përdor këmbën e majtë.
Sipas Transfermarkt, vlera e kartonit të tij është rreth 2.5 milionë euro. Një bast me kosto të ulët, nga ato që i pëlqen Sartorit. Ai shihet si profili ideal për të qenë alternativë e Mirandës dhe një lojtar që mund të rritet vit pas viti.
Përpos Gallapenit, Bologna po vlerëson edhe disa përforcime në zonën ofensive, si dyshen Orsolini dhe Roëe në kampionatin turk, derisa pëlqehet edhe Addai i Qarabag si dhe Volpato i Sassuolos.
Në fund raporti shton se Bologna nuk e fsheh synimin për të krijuar raporte të reja me Real Madridin. Pëlqehen tre të rinj të “blancos”: fantazisti Cesar Palacios, mbrojtësi i krahut David Jimenez dhe qendërmbrojtësi Lamini Fati./Telegrafi/
