E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Aksident në aksin Himarë-Borsh/ Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë–Borsh.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

InfoShqip