E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“Teknologjia, bekim për Shqipërinë”/ Rama në Elbasan: Ka rritje të numrit të aplikantëve për startup-e, ne do t’i mbështesim me financim

Kryeministri Edi Rama është takuar me të rinjtë në Elbasan, fitues të programeve të startup-eve. Gjatë fjalës së tij kryeministri nënvizoi se prioritet mbetet zhvillimi i teknologjisë.

“Ajo që teknologjia ka bërë është e vështirë që ta kuptojmë. Ka rritur shpejtësinë e zhvillimit, nga epoka të tëra zhvillimi linear, bota sot ka kaluar në zhvillimin eksponencial. Për vendet në zhvillim si Shqipëria është një bekim i madh. Nëse do ishim në epokën e zhvillimit linear do e kishim të vështirë të parafytyronim transformime dhe rritje që mund të përfytyrojmë sot si mundësi reale zhvillimi”, tha ai.

Gjithashtu kryeministri tha se duke u gjendur përballë mbi 1 mijë aplikantëve.

“Me teknologjinë nuk ka më rëndësi se çfarë statusi social ke apo ku ndodhesh, sepse nëse ke talentin dhe këmbënguljen dhe shkëndijën e një ideje që bën diferencën je aty për të bërë sukses, dhe pjesa ku hyn nevoja për të pasur dikë pranë, këtu futet qeveria shqiptare dhe këtu ne kemi nxjerrë një mësim nga kjo rritje e shpejtë të numrit të aplikimeve. Sepse ne do të rrisim edhe volumin e financimit. Duke bërë një parashikim bazuar te dy vitet e para në 2024 ishin 422 aplikantë, sot e them se ne nuk do kufizohemi te numri i fituesve të parashikuar, por do të bëjmë ekstra financim javët që vijnë. Do financojmë edhe aplikues të tjerë”, nënvizoi ai.

/abcnews.al/

InfoShqip