Pritjes më në fund i erdhi fundi. Gjesti ka publikuar mini-albumin e tij më të ri në bashkëpunim me DJ Gimbo, pikërisht në ditën kur artisti feston edhe ditëlindjen e tij të 26-të.
Projekti i ri muzikor mban titullin Sound i Ri dhe tashmë është i disponueshëm në platformat muzikore Spotify dhe YouTube, ku ka nisur menjëherë të marrë vëmendje të madhe nga publiku.
Ky mini-album ishte pritur me shumë interes nga fansat e këngëtarit, i cili vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe dhe dashuri të veçantë nga publiku shqiptar. Me stilin e tij unik dhe energjinë karakteristike, Gjesti ka arritur të krijojë një bazë të fuqishme adhuruesish, të cilët mezi prisnin publikimin e projektit të ri.
EP-i përmban gjithsej pesë këngë: Fuqishem, Meme, Harro, Parfum dhe Zero dhe janë të kompletuara po ashtu edhe me videoklipe.
Menjëherë pas publikimit në YouTube, projektet muzikore kanë grumbulluar dhjetëra mijëra klikime dhe komente pozitive, duke dëshmuar edhe një herë interesimin e madh të publikut për krijimet e reja të artistit.
Me ritme moderne dhe një stil të veçantë muzikor, Sound i Ri pritet të jetë një nga projektet më të dëgjuara të momentit dhe të pëlqehet gjerësisht nga fansat e dyshes.
