E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

Ferm 693x400

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në Ferma VIP, ku një bisedë e thjeshtë mes banorëve është kthyer në një debat emocional. Protagonistë të momentit kanë qenë Vanesa Sono dhe banori më i ri, Henri. Gjithçka nisi si një pyetje nga ana e Henrit lidhur me jetën sentimentale të këngëtares.

Për Henrin, ndarja nga ish i dashuri, nuk ishte në kushtet më të mira.

Mua më vjen keq për atë djalin, e vë veten në vend të tij. Unë e konceptoj si tradhti. Një tradhti kur bëhet, merr rrugën”, tha Henri.

Por Vanesa ja bëri të qartë që lidhja e saj që kishte jashtë ka përfunduar, për shkak të ndjenjave për Indrin.

Ajo lidhje është përfunduar. Unë jam me Indrin. Kam thënë që uroj që asnjë gocë të mos jetë në këpucët e mia”, tha Vanesa.

InfoShqip