E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë në Ferma Vip

Visi 698x400

Aktori Vis Pupa është bërë pjesë e Ferma Vip që prej ditës së parë, ku është dalluar për përkushtimin ndaj bahçes dhe kujdesit për kafshët.

Izolimi ka bërë që malli për familjarët jashtë të jetë shumë i madh, ndërsa në deklaratën e tij, Visi tha se shpresonte që ata të ndiheshin krenarë me të.

Fillimisht, Visi u përballë me një pjatë me japarak, që mes mallit dhe lumturisë, tha se e njihte dorën e personit që i kishte bërë, nëna e tij.

Pas kësaj, ai u takua me nënën, ku u sigurua që jashtë të gjithë familjarët janë mirë, ndërsa mes tyre nuk kanë munguar as batutat.

InfoShqip