
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar dy kompanitë AgroProdukt dhe Bliff Organik në Istog, të cilat i ka cilësuar si ‘’histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit’’ nga Kosova.
Abdixhiku ka shtuar se me Osmanin, kanë parë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Postimi:
Vizitë inspiruese, bashkë me Ilirin, në AgroProdukt dhe Bliff Organik; dy histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit nga Kosova.
Pamë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.
Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.
Do të jemi me ta në çdo hap.
The post Abdixhiku e Osmani vizitojnë dy biznese në Istog: Histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit appeared first on Gazeta Express.
