E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Aksident brenda tunelit të Llogarasë, përplasen dy automjete

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

InfoShqip