E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen dy të rinj! Dërgohen me urgjencë drejt Traumës

Policia Naten Aksident 933x445 933x445 840x440 1 764x400

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Dragostunjë, ku dy djem të rinj kanë mbetur të plagosur, ata udhëronin me motorçikletë.

Për shkak të përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy adoleshentët, duke pësuar fraktura të shumta në trup.

Mësohet se të plagosurit janë dy djem banues në fshatin Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.

Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët kanë vendosur dërgimin e tyre të menjëhershëm në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

 

InfoShqip