E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Aksidenti i frikshëm në Durrës / Reagon Rama: Zoti u dhëntë forcë prindërve! Bashkohemi në lutje për shërimin e fëmijës në spital

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Rama bëri të ditur se ndodhet në Erevan të Armenisë, në kuadër të Komunitetit Politik Europian, ku ka marrë lajmin për ngjarjen e rëndë. Ai u shpreh thellësisht i prekur, duke lutur që Zoti të bekojë shpirtrat e dy fëmijëve dhe t’u japë forcë prindërve për të përballuar dhimbjen.

Kryeministri gjithashtu u bashkua në lutjet për shërimin e fëmijës së tretë, i cili po lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve.

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.”

InfoShqip