Një aksident i rëndë ndodhi mesditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku një automjet përplasi një këmbësor.
I lënduari, rreth 80 vjeç, u transportua fillimisht në spitalin e Pogradec për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes.
