E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Akti i dytë i spektaklit/ Bayern e PSG luajnë gjysmëfinalen përcaktuese në Champions

A thua do të përsëritet ajo që pamë në kryeqytetin e Francës?

Shpresa dhe shanset janë të mëdha ndërsa Bajerni e Paris SG dalin sërish në fushë, për të luajtur një tjetër finale të parakohshme në Ligën e Kampionëve, dhe duelin që do të përcaktojë se kush do të luajë për trofe ndaj Arsenalit në Budapest në 30 maj.

Sfida e parë në “Parkun e Princave” ishte një homazh për futbollin, dhe këto dy skuadra për fat nuk dinë të luajnë ndryshe.

Jo më kot quhen Bajern e PSG, dhe në stol janë Vinsent Kompani e Luis Enrike.

Edhe mediat europiane kanë këtë urim.

“L’Ekip” nga Franca ka këtë titull në kopertinë: Rikthimi I magjisë, me fotomontazh të yjeve të të dyja skuadrave!

“Na e jepni përsëri atë”, – është titulli kuptimplotë I të përditshmes “Lë Parizië” po nga Franca, që kërkon përsëritjen e spektaklit të duelit të parë!

E përditshmja gjermane, “Bild”, bën një pyetje thuajse ekzistenciale: A duhet që Bajerni të luajë lojë mbrojtëse ndaj Parisit?!

“Mjeshtrat e lojës, – titullon edhe revista “Kiker” – Bajerni dhe PSG kremtojnë gëzimin e futbollit, një dolli për spektaklin, dhe ja ku vjen akti I dytë!”

Si vijnë skuadrat në këtë parafinale?

Bavarezët kanë vetëm një mungesë të rëndësishme, yllin Serzh Gnabri të dëmtuar.

Talenti I ri, Lenart Karl, u kthye nga lëndimi, edhe pse vështirë të jetë titullar.

Në fushë priten Luis Diaz, Olise dhe Musiala, e padyshim të tillë si Kimih apo Kejn, ndërsa pritet që Kompani të ketë në formacion Konrad Laimerin në vend të Antonio Dejvisit.

Edhe PSG është në të njëjtat pozita.

Trajneri Luis Enrike ka humbur mbrojtësin e rëndësishëm, Ashraf Hakimi, por Fabian Ruiz mund të luajë në mesfushë krah Vitinjës e Neveshit.

Mungon edhe portieri I dytë, Shevalie, por gardiani titullar safonov është në rregull.

Çfarë pritet të ndodhë në “Alianc Arenë” të Mynihut?

Padyshim që Bajerni cilësohet favorit, aq më tepër që ka fituar pesë nga shtatë sfida të luajtura në shtëpi, me vetëm një humbje që nga viti 1994./abcnews.al

InfoShqip