Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ishte së fundmi e ftuar në një intervistë, ku foli edhe për raportin e saj me Klodin pas përfundimit të spektaklit.
Ajo tregoi njëherë e mirë nëse ka apo jo një lidhje me simpatinë e saj nga BBVK.
“Klodin, siç e kam thënë edhe në Big, e vlerësoj shumë si shok për momentin. Për momentin, jo diçka më shumë se shok. Kalojmë shumë mirë bashkë, njëjtë si edhe në Big, e kemi mbajtur raportin shumë mirë. Normal, gjithkush e ka jetën e vet, i ka ato gjanat e veta që duhet me i shiku deri ku po të përshtaten ato sene, ama mund të them deri tani që mendimi im për Klodin nuk ka ndryshuar”, u shpreh ajo.
Kur u pyet për aludimet rreth një fejese të mundshme, Elijona tha se ka pasur shumë aludime, por se nuk ka asgjë të vërtetë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
