E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Ambasadori Dugolli i falënderon kongresmenët që paraqiten rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ilir Dugolli Fe

Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, ka falënderuar tre kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, që paraqitën rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në rrjetin X, Dugolli ka shkruar:

Mirënjohës ndaj kongresmenëve Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për udhëheqjen e tyre të vazhdueshme dhe mbështetjen e palëkundur të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në NATO.

The post Ambasadori Dugolli i falënderon kongresmenët që paraqiten rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip