E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Anglia do gjitha “Europën”/ Ishullorët synojnë të fitojë që të tre trofetë kontinental

Një finale e kanë siguruar.

Arsenali është kualifikuar për në ndeshjen për titull në Ligën e Kampionëve pasi kaloi me polemika Atletikon e Madridit, ndërsa Anglia synon një pushtim të vërtetë të kontinentit këtë sezon.

Pasi Bukajo Saka I dha suksesin londinezëve të martën në mbrëmje, sonte zbresin në fushë edhe tre skuadra të tjera nga Premier Liga.

Ato janë Aston Vila e Notingem Forest në Ligën e Europës si dhe Kristël Palas në Ligën e Konferencës.

Njërën finale, “shpikësit e futbollit” e kanë të sigurt, pasi në katërshen e Ligës së Europës janë përballë pikërisht Aston Vila dhe Notingemi.

Forest, që ka qenë në rrezik për të rënë nga kategoria këtë edicion, ia doli të fitonte 1-0 falë golit me penallti nga Kris Ud në 71’.

Natyrisht, në “Vila Park” pritet një duel tepër I fortë.

Edhe finalja e Ligës së Konferencës është praktikisht e siguruar, edhe pse nuk ka garanci të plota aritmetike.

Kristël Palas fitoi 3-1 ndaj Shahtarit të Donjeckut nga Ukraina, në fushën neutrale në stadiumin e Krakovit në Poloni, ku ukrainasit luajnë ndeshjet shtëpiake.

Pra, do të duhet ndonjë e papritur tepër e madhe që londinezët të eliminohen në “Selhërst Park”.

Asnjë vend nuk I ka fituar të treja kupat europiane në të njëjtin sezon, edhe pse Spanja iu afrua në 1986, si dhe ka fituar Championsin e Ligën e Europës në 2014 e 2016.

Vetë Anglia iu afrua sezonin e kaluar suksesit total duke fituar Ligën e Europës me Totenhemin dhe Ligën e Konferencës me Çelsin, veçse Championsin e mori Paris SG.

InfoShqip