Me plot mister dhe aludime është raportuar në mediat greke për gjetja e një anije pa pilot nga peshkatarët e zonës në Lefkada. Nga ekspertët e sigurisë është vlerësuar se anija e kapur në video ka ngjashmëri të forta me mjetin që njihet si drone detar MAGURA V5 të prodhuar në Ukrainë.
Sipas vlerësimeve të analistëve bëhet fjalë për një USV (Unmanned Surface Vehicle) të përparuar, i cili është përdorur gjerësisht në luftën ukrainase për misione zbulimi dhe sulme me precizion të lartë kundër objektivave ruse në Detin e Zi .
Anija që i ngjan më shumë një motoskafi i zi u gjet brenda një shpelle, me motorin ndezur. Ai mban sensorë të veçantë, antena dhe pajisje komunikimi me teknologji të lartë në pjesën e sipërme.
Peshkatarët e lidhën dhe e tërhoqën në portin e Vassiliki-t, ndërsa pak më vonë Roja Bregdetare e nxori atë në tokë. Pasi lajmërian autoritetet ajo iu dorëzua Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, e cila ka marrë përsipër ruajtjen dhe ekzaminimin e tij.
MAGURA V5 është një nga dronët detarë më të përparuar që është shfaqur vitet e fundit në fushën e betejave moderne. Gjatësia e tij arrin 5.5 metra, ndërsa mund të arrijë shpejtësi deri në 80 kilometra në orë, duke pasur një rreze veprimi prej gati 800 kilometrash.
Në të njëjtën kohë, ai ka një profil të ulët dhe një dizajn të veçantë të fshehtësisë, gjë që e bën dukshëm më të vështirë zbulimin e tij nga radarët dhe sistemet e mbikëqyrjes termike.
Sipas specifikimeve teknike të publikuara, ky dron mund të mbajë një ngarkesë shpërthyese deri në 320 kg, ndërsa versionet më të reja thuhet se janë përshtatur edhe për të mbajtur raketa ajër-ajër R-73.
Të njëjtat burime theksojnë se MAGURA V5 kanë luajtur një rol vendimtar në operacionet ukrainase kundër flotës ruse. Drejtoria e Inteligjencës Ukrainase ka raportuar se gjatë një periudhe prej rreth 18 muajsh, dronë të tillë morën pjesë në sulme kundër anijeve ruse, duke shkaktuar dëme me vlerë qindra miliona dollarë. Se si një anije e tillë ka përfunduar në brigjet e Lefkadës mbetet e panjohur, ndërsa autoritetet kompetente po shqyrtojnë të gjitha skenarët e mundshëm në lidhje me origjinën dhe rrugën e saj./abcnews.al
