E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Arjola Demiri dhe Fifi pajtohen pas katër vitesh

Image

Arjola Demiri dhe Filloreta Raçi – Fifi duket se kanë ulur gjakrat dhe kanë lënë pas hatërmbetjet.

Ato janë pajtuar me njëra-tjetrën, pasi aktorja nga Tropoja e kishte të bllokuar në rrjete sociale.

Në një intervistë për ‘Artistët Shqiptarë’ u bë e ditur se ato janë pajtuar pas katër vitesh.

Image Foto: YouTube

Fifi e kishte ftuar Arjolën në koncertin e saj të mbajtur në Tiranë më 25 prill.

Ajo theksoi se kishte një person ndërmjet tyre, por që detajet e tjera nuk janë të rëndësishme.

Raporti i tyre është ftohur gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania, pasi ishin pjesë e edicionit të parë.

Sido që të jetë, miqësia e tyre është rikthyer duke lënë pas gjithçka. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

InfoShqip