
Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në dy raste kriminale ‘kontrabandë me migrantë’.
Në rastin e parë, dje në zonën e Rugovës, policia ka ndaluar automjetin me drejtues një mashkull kosovar, ku në automjetin që drejtohej nga i dyshuari janë hasur 12 persona, që pas verifikimeve, kanë rezultuar të jenë shtetas të Sudanit, të cilët posedonin dokumentacion azil- kërkimi nga Greqia.
Policia shton se, i dyshuari ishte duke i transportuar personat drejt kufirit me Malin e Zi, dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari B. K., mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për Emigrantë në Magure.
Komunikata:
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale ‘kontrabandë me migrantë’
Prishtinë, më 14 maj 2026
Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë nga Departamenti i Kufirit, gjatë ditës së djeshme 13 maj 2026, kanë iniciuar dy raste kriminale ‘kontrabanda me migrantë’.
Në rastin e parë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit-Rahovec, më 13.05.2026 në orën 13:45, në zonën e Rugovës, kanë ndaluar automjetin me drejtues një mashkull kosovar, ku në automjetin që drejtohej nga i dyshuari janë hasur 12 persona, që pas verifikimeve, kanë rezultuar të jenë shtetas të Sudanit, të cilët posedonin dokumentacion azil- kërkimi nga Greqia. I dyshuari ishte duke i transportuar personat drejt kufirit me Malin e Zi. Me vendim të prokurorit i dyshuari B. K., mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për Emigrantë në Magure.
Rasti i dytë, i ndodhur po dje më 13.05.2026, në orën 20:35, zyrtarë policorë nga njësiti patrullues Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit -Hani i Elezit, në kuadër të zbatimit të planit operativ "Migrimi ilegal", gjatë vëzhgimit të terrenit me dron në fshatin Seqishtë, Hani i Elezit, kanë vërejtur dy persona duke kaluar në këmbë vijën kufitare nga fshati Bllacë e Maqedonisë së Veriut, në territorin e Republikës së Kosovës, në afërsi të pikëkalimit kufitar ishte duke i pritur një automjet për t’i transportuar brenda territorit.
Njësitë patrulluese kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe të arrestojnë tre persona shtetas kosovarë dhe një person shtetas i Bangladeshit.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve me iniciale Q. C., P. L. dhe A. B., meshkuj kosovarë, është iniciuar rasti ‘kontrabandë me migrantë’, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima nga Bangladeshi është trajtuar nga njësia e migrimit dhe është dërguar në Qendrën e Strehimit për Migrantë në Vranidoll. Gjithashtu është sekuestruar përkohësisht një automjet me targa vendore dhe katër telefona mobilë.
The post Arrestohen tre persona për kontrabandë me migrantë, policia jep detaje appeared first on Gazeta Express.
