E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

900 0 1779115976xscreenshot 1 222 1

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka nisur me disa minuta vonesë, pasi u prit të mbërrinin edhe shumë studentë të tjerë shqiptarë nga vendi dhe rajoni.

Një numër i madh i protestusve, sidomos studentë, janë mbledhur tashmë para Urës së Gurit në Shkup.

Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria

Protesta nisi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe me thirrjet “UÇK”, ndërsa protestuesit nisën marshimin në mënyrë të organizuar.

Studentët po protestojnë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së provimit edhe në gjuhën shqipe, pasi ajo gëzon status zyrtar në vend.

Organizatorët kanë paralajmëruar për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbrojtja e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset profesionale është çështje dinjiteti dhe barazie.

The post Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip