Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”.
Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në këto subjekte, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete.
