
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi rezulton të jetë autor i 12 kioskave në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga efektivët e komisariatit numër 3. I riu, rezulton edhe autor i vjedhjes së një biçiklete.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Kioskat”. Zbardhen 12 raste të vjedhjes në këto subjekte.
Identifikohet dhe kapet autori i rasteve, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”.
Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në këto subjekte, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
