E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Autorë të grabitjeve në 9 banesa/ Vihen në pranga dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”.

Këta shtetas u kapën në rrugën “Panorama e Liqenit” duke udhëtuar me një motomjet të dyshuar të vjedhur.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur shumë parash, sende me vlerë, paisje elektronike dhe sende të tjera të ndryshe, në 9 banesa, të kryera gjatë muajve të fundit.

Të dy shtetasit e arrestuarit të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas./abcnews.al

InfoShqip