E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Babai i vrau nënën, ai e goditi dhe e la të vdekur në vend, arrestohet pas 2 vitesh 43-vjeçari në Sarandë

900 0 1722959312xcover Klementin Islamaj Web 114 571x400

Klementin Islamaj 43 vjeç banor i fshatit Shalës, bashkia Konispol është arrestuar këtë të martë nga policia e Sarandës. Ai është dënuar nga gjykata e Sarandës me 3 vjet e 4 muaj burgim, pasi akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 10 gusht 2024 në familjen Islamaj në Shalës të Konispolit, ku sipas informacioneve të ditës së ngjarjes ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj, babai i Klementin, i cili pasi kish vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, kanosi e më pas qëlloi edhe mbi të birin, që atëherë ishte 41 vjeç.

Nga hetimet e ditës së ngjarjes dhe nga dëshmia e vetë Klementin Islamaj rikujtojmë të ketë thënë:

“Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai m’u përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë.

Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys.

Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës,” ka dëshmuar mes të tjerave ai.

InfoShqip