
Njëri nga plumbat e shtënë, ka lënë shenjë dritaren ku po qëndronte roja Shaban Bajrami, shkruan Betimi për Drejtësi.
Për këtë, ai thotë se qëllimi i tij ishte ta vriste, duke pretenduar në kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
“Bajrami: Po ai s’ka ardhur për darsëm, ai ka gjujt me më vrajt. Me pas ardhur për mbas ka mundur me shku dhe tjetërkund me gjuajt, nuk kam mujt te unë me ardhur aty në atë rrugën pa pa kryer hiç, edhe afër KFOR-it plus shtëpia sa duash të tjera po. Po pse s’ka gjuajtur në shtëpi tjetër? Po ka gjuajt në drejtim meje. Ka mund me shku në Zhur me gjuajt, ka mund me shku në Tusuz me gjujt, ai dash le të oshtë i pit ndash është një drogirash, ai ka gjuajt në drejtim temin. Ai duhet me dhënë përgjegjësi për këtë”.
Por, kallëzimi penal i Policisë së Kosovës i deponuar në Prokurorinë Themelore në Prizren nuk është bërë për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur në tentativë”, por “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Kjo përkundër deklaratës së viktimës i shprehur se “dikush ka tentuar të më qëlloj me armë qëllimisht”, pamjeve të kamerave dhe gjurmëve që kishin lënë në objekt plumbat e shkrepur, si dhe tentimit të tyre për të hapur derën dhe hyrë brenda parcelës, të cilat rrethana mbetet të qartësohen në fazat pasuese të procedurës penale.
“Më datë 09.09.2025, rreth orës 02:45 në rrugën “Mbreti Pleurat” në Prizren, në hapësirën e ish-pishinës, i dyshuari Kujtim Koçi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri prej rrugës në drejtim të një ndërtesë administrative, në të cilën gjenden zyrat e firmës, ku në njërën nga zyrat ishte prezent roja e objektit dhe është rrezikuar seriozisht jeta dhe siguria e rojës. Kësodore i dyshuari Kujtim Koci dyshohet se ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet në kallëzim penal.
Gjatë bastisjeve të kryera në dy shtëpitë e Kocit, Policia e Kosovës kishte gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit.
“Një (1) karikator i pushkës automatike AK-47
Tetë (8) fishekë të kalibrit të panjohur (armëve të gjatë)
Një (1) fishek i kalibrit të panjohur (armëve të gjata)
Gjashtë (6) fishek të kalibrit të panjohur (pistoletë)
Nëntëdhket (90) fishek të kalibrit të panjohur (pistoletë)
Një (1) pushkë gjysmë automatike, me mbishkrimin Pallmetto
Një (1) pushkë gjuetie, me mbishkrimin ËLIX,
Katër (4) fishek kalibër i panjohur (armëve të gjata)
Tridhjetë (30) fishek kalibrit të panjohur (armëve të gjata)
Një (1) karikator i pushkës Pallmetrro
Një (1) pushkë automatike AK-47,
Një (1) fishek i kalibrit të panjohur (pistoletë)
Tre (3) fishek të pushkës së gjuetisë
Dy (2) fishek kalibër i panjohur (armë të gjata)”,thuhet në kallëzim penal.
The post Bajrami pretendon se Koçi deshi ta vrasë, Policia e inicion si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” appeared first on Gazeta Express.
