E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Barça i vihet pas objektivit të Bayernit, kushton 85 milionë euro

DEE

Barcelona po lëviz në tregun e transferimeve dhe e ka identifikuar një objektiv të rëndësishëm për repartin ofanziv.

Sipas raportimeve, klubi katalunas e ka vënë në shënjestër një nga emrat më interesantë të momentit në Premierligë, duke e ndjekur të njëjtën linjë si Bayern Munichu, përcjell “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të Newcastle United, Anthony Gordon, i cili e ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij këtë sezon, veçanërisht në kompeticionet evropiane.

Barcelona e sheh atë si një profil ideal për t’i përforcuar krahët e sulmit.

Sipas burimeve pranë klubit, drejtori sportiv Deco po e kërkon një lojtar të gjithanshëm në këtë rol, që mund të japë alternativa dhe pushim për Raphinhan.

G 3 1000x562

Braziliani ka qenë praktikisht opsioni i vetëm cilësor në krahun e majtë për trajnerin Hansi Flick, por lëndimet muskulore e kanë kufizuar ndjeshëm gjatë sezonit.

Megjithatë, pengesa kryesore për Barcelonën mbetet çmimi i lartë.

Newcastle i kërkon rreth 85 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, një shumë që konsiderohet shumë e lartë edhe për klube të mëdha evropiane.

Interesim për Gordon ka shfaqur edhe Bayerni, që gjithashtu po e kërkon një përforcim në krah.

Megjithatë, edhe bavarezët nuk janë të gatshëm ta paguajnë menjëherë këtë shifër dhe po tentojnë ta negociojnë një marrëveshje më të favorshme. /Gazeta Express

The post Barça i vihet pas objektivit të Bayernit, kushton 85 milionë euro appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip