E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Barcelona ndoshta sot kampion/ Barcelona mund ta fitojë që sot titullin në Spanjë

Për herë të 29-të do të jenë kampionë.

Barcelona mbetet padyshim një superfuqi në Spanjë, dhe yjet e saj janë shumë pranë titullit të 29-të, që do të thotë 7 larg rekordit që e mban Reali.

Triumfi në fushën e Osasunës, në Vendet Baske, bëri që diferenca me madrilenët të jetë 14 pikë, dhe që trofeu të mund të fitohet që sot, që këtë të diel.

Nëse Reali nuk ia del të fitojë në orën 21:00 në fushën e Espanjolit, “blaugranët” shpallen kampionë 4 javë para përfundimit.

Gjithsesi, ndoshta më mirë kështu, sesa që kjo të ndodhë javën që vjen në El Klasikon që luhet në “Kamp Nou”.

Në stadiumin “El Sadar”, të besuarit e trajnerit Hansi Flik nuk e patën të lehtë dhe suksesin 2-1 e arritën fare në fund.

Vendasit, edhe pse e mbajtën shumë pak topin, 27 për qind, u treguan disa herë të rrezikshëm.

Jo më kot patën më shumë gjuajtje në kuadratin e portës sesa Barça, 4-3.

Gjithsesi, rezistenca e tyre u thye në fund.

Robert Levandovski në 81’ dhe Ferran Torres pesë minuta më pas, siguruan avantazhin 2-0, që I rezistoi edhe golit nga Raul Garsia në 88’.

“La Liga është gati që të fitohet, – shkruan “El Mundo Deportivo” nga Katalonja, – Barça arriti fitoren që I jep “topin e ndeshjes” për të qenë kampione që sot!”

“Fitore ose kremtim për titullin”, – është paralajmërimi që e përditshmja “Marka” I bën Realit, – Levandovski dhe Ferrain bën që Barça të shohë titullin!”

“Kanë filluar që tani të këndojnë për triumfin”, – titullon “Sport” po nga Katalonja, – kremtim special në fushë dhe dhomën e zhveshjes, ndihet shija e titullit të dytë me Hansi Flikun!”

Barcelona kryeson La Ligën me 88 pikë ndaj 74 pikëve të Realit, pas javës së 34-ët, pra kur duhen edhe 4 ndeshje deri në përfundim.

InfoShqip