E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi

V 9

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk dukej se po argëtohej në Pekin mëngjesin e së enjtes, duke shfrytëzuar rastin për të bërë një foto para Sallës së Madhe të Popullit, përpara takimit Trump-Xi.

Videoja e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale tregon Musk duke qëndruar pranë udhëheqësve dhe zyrtarëve të tjerë të biznesit amerikan, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe shefin ekzekutiv të Apple, Tim Cook. 

Ndërsa bisedonin, duke qëndruar në disa rreshta të rregullta, Musk mban lart telefonin e tij dhe rrotullohet ngadalë në një rreth, duke kapur skenën në monumentin e Pekinit.

Klipi u shikua menjëherë qindra mijëra herë, teksa shumë janë argëtuar nga informaliteti i Muskut.

“Besnik ndaj natyrës së tij, Musk pozoi me shaka për foto si një fëmijë, ndërsa ata përreth tij ishin veshur zyrtarisht dhe rrezatonin autoritet”, ka postuar një përdorues i X. 

Musk po merr pjesë në vizitën dyditore të presidentit Donald Trump në Kinë, bashkë me biznesmenë të tjerë të fuqishëm të teknologjisë amerikane.

The post Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip