
Artan Behrami, kandidat i PDK-së për deputet, ka ndarë në Facebook një video nga një deklarim i tij i mëhershëm në Kuvendin e Kosovës, ku fliste për Albulena Haxhiun, ushtruesen e detyrës së presidentes.
“Këshilltare e Albin Kurtit sot është Albulena Haxhiu që i ka ndalë fondet për krerët e UÇK-së dhe që për herë të parë në këtë Parlament e ka përdorë fjalën ‘kriminel’. Jo ndaj Millosheviqit, jo ndaj Vuçiqit, jo ndaj Radoiçiqit, por ndaj një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këta i ka këshilltarë Albin Kurti”, thoshte ai.
Në përshkrimin e kësaj videoje, Behrami shkroi se “në 27 vjetët e fundit kemi hequr dorë nga lustrimi dhe përndjekja e bashkëpunëtorëve të Jugosllavisë në Kosovë”.
“Sot, 27 vjet më pas, pasardhësit biologjikë të komunistëve të amnistuar, që janë pozicionuar në Qeverinë Kurti, kanë filluar procesin e lustrimit ndaj brezit të luftës, lirisë dhe pavarësisë, që në thelb është anti-jugosllav. Një çmontim nga foltorja e Kuvendit!”.
The post Behrami: Pas 27 vjetësh, pasardhësit e komunistëve në Qeverinë Kurti kanë filluar procesin e lustrimit ndaj brezit të luftës appeared first on Gazeta Express.
