E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

“Bëra gabim”, Antoine Griezmann i kërkon falje Atleticos për kalimin te Barcelona

Image

Sulmuesi Antoine Griezmann mbajti një fjalim emocional lamtumire në “Metropolitano”, duke i dhënë fund aventurës së tij te Atletico Madrid në një natë të mbushur me kërkim falje, mirënjohje dhe festë.

Sulmuesi francez iu rikthye hapur largimit të tij në vitin 2019 drejt Barcelonës dhe u kërkoi tifozëve sërish falje.

“Së pari, faleminderit që qëndruat. Kjo është e jashtëzakonshme. Së dyti, dhe diçka shumë e rëndësishme për mua: E di që shumë e bënë dhe disa ende jo, por kërkoj falje përsëri. Nuk e kuptova sa shumë dashuri kisha këtu. Isha shumë i ri. Bëra një gabim, e mendova dhe bëmë gjithçka për t’u kthyer dhe për ta shijuar sërish”.

Image

Më pas ai falënderoi stafin teknik, veçanërisht Diego Simeonen, ndërsa lavdëroi edhe shokun e tij të ekipit, Koke.

“Për stafin dhe njeriun që ndryshoi gjithçka në këtë klub: Don Diego Pablo Simeone. Falë teje ka shumë ambicie dhe unë u bëra kampion i botës dhe u ndjeva si më i miri në botë. Të kam shumë borxh dhe ka qenë nder të luftoj për ty. Nuk e di nëse jam legjendë, por ti, Koke, je legjendë e këtij klubi”.

Duke reflektuar mbi atë që nuk arriti ta fitojë me Atleticon, Griezmann pranoi se i mungon një titull kampion dhe Liga e Kampionëve, por theksoi se dashuria e tifozëve ka më shumë vlerë.

“Nuk kam arritur të sjell një titull kampioni apo një Ligë të Kampionëve, por kjo dashuri vlen më shumë për mua. Do ta marr me vete gjithë jetën”./Telegrafi/

InfoShqip