Vitin e kaluar e akuzoi për farsë, sot Berisha i kërkon ndihmë KQZ për farsën e tij brenda PD. Dy javë para referendumit për kryetar, me kandidat vetëm doktorin, PD i kërkon KQZ t’i vendosë në dispozicion kuti dhe dhoma të fshehta votimi.
Përveç mosbesimit ndaj këtij institucioni kur kandidonte përballë Ramës, këtë herë Berisha ka frikë edhe nga kandidimi me veten. Kërkon kuti dhe vula të sigurta, dhe dhoma të fshehta që të mos shihet se kë do votojnë demokratët, edhe pse në fletë votimi do të jetë vetëm Sali Berisha.
Një hipokrizi që s’mund të kalonte pa ironi nga pala që Berisha akuzon për farsë elektorale.
“Se sa i përket kësaj pjesës së demokracisë, ju ankoheni se vidhni votat brenda partisë, ankoheni se vjedhin votat ne të tjerët”
Por referendumi në PD, veç demokratëve, ka dëshpëruar edhe socialistët.
“Edhe njëçik respekt, për barazinë gjinore, një grua si Meremja e shkretë kërkoi të kandidonte, edhe atë e përjashtuat, kjo është njëçik e pandershme, duhet të ishte një garë me barazi gjinore, një kandidat nga gjinia mashkullore dhe një kandidat nga gjinia femërore, do ishte mirë” tha Balla.
Në garën e tij të vemtuar, i lumtur mbeti vetëm Sali Berisha. Historia vijon me…
“Përsëri, maskë dhe hipokrizi.” u shpreh Berisha./abcnews.al
