TIRANË– Prej një viti quan zgjedhjet e 11 majit një “farsë elektorale” dhe akuzon edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesë të saj.
Por kur vjen puna për të justifikuar farsën e vet në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon ndihmën e KQZ-së. Selia blu i ka kërkuar institucionit të Celibashit ta ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve të 23 majit, ku Sali Berisha garon vetëm para pasqyrës.
Juristja e njohur, Brizida Gjikondi, u shpreh në “Tirana Live” se e gjithë kjo që po përgatitet të bëjë Sali Berisha është cinike dhe njëherësh qesharake. Lidhur me kërkesën që i ka drejtuar KQZ, Gjikondi thotë se KQZ-ja nuk pritet t’ia miratojë pasi vetë ligji nuk e parashikon një gjë të tillë.
“Estradë dhe cinizëm i madh. Tani po përpiqet të bëjë dhomat e fshehta, por edhe kjo është një farsë dhe shumë qesharake. Ai nuk ka pyetur kurrë për dhomat e fshehta. Berisha thotë që unë jam PD. Berisha është kukulla prej lecke në. Opozita është kapur nga familja Berisha dhe nga ato interesa.
Nuk i dhimbset fare Shqipëria, nuk i dhimbset populli shqiptar. Berisha është mjeshtër i mashtrimit, KQZ është i detyruar t’i përgjigjet, sepse PD është subjekt elektoral. Ai bën show për t’iu thënë shqiptarëve: e fillova me Meremen, por po e mbyll me këtë në fund. Ky është një film i parë dhe dihet si përfundon në fund. Besoj se Celibashi nuk do ia pranojë si kërkesë dhe do t’i kthejë përgjigje shteruese, bazuar mbi kodin elektoral të Shqipërisë. Berisha problemet më të mëdha i ka brenda partisë”, tha ajo.
