
“Betimi për Drejtësi” ju sjell hulumtimin për mënyrën se si një vendim i këmbimit të pronave në Prishtinë ka ngritur dyshime për parregullsi institucionale dhe përfshirje të interesave të ndryshme në procesin e pronësisë.
Si u mor vendimi në vitin 2013 për këmbimin e një pjese të pronës në Breg të Diellit me një parcelë në Gërmi?
Pse prona që më vonë me aktgjykim të formës së prerë iu njoh banorëve, u përfshi në një proces këmbimi me një palë të tretë?
Si është e mundur që një vendim për këmbim të pronave të zbatohej mbi një tokë që ishte në kontest gjyqësor?
Pse kontrata për këtë këmbim u nënshkrua shumë vite pas vendimit fillestar të Kuvendit Komunal?
Çfarë tregojnë dokumentet për pronën në Gërmi dhe për historinë e saj të mëhershme të eksproprijimit dhe kompensimit?
Si u trajtua kjo pronë në institucionet komunale dhe shtetërore ndër vite?
Cilat janë lidhjet që shoqërojnë këtë proces dhe si lidhen emra të caktuar me vendimmarrjen komunale?
Çfarë thonë dokumentet, dëshmitë dhe deklaratat publike për mënyrën se si është zhvilluar ky proces?
Çfarë pretendojnë banorët që prej dekadash kërkojnë njohjen dhe regjistrimin e pronës së tyre?
Pse, sipas tyre, vendimet gjyqësore nuk janë zbatuar në praktikë nga institucionet?
Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni “Betimi për Drejtësi” – hulumtimin: “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit”, që transmetohet në T7, Gazeta Express dhe në platformat online të “Betimit për Drejtësi”.
The post Betimi për Drejtësi 454: Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit appeared first on Gazeta Express.
