E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Blerta Deliu për incidentin në Skenderaj: Dhuna s’është zgjidhje, por as provokimet e linçimet sistematike

Blerta Deliu 799x560 1

Blerta Deliu e PDK’së ka reaguar për incidentin në Skenderaj ku u sulmua kryetari i degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani, partia e të cilit tha se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka sulmuar fizikisht atë.

Deliu thotë se “dhuna nuk është zgjidhje”,  por “as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë”.

“Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë. Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, vetë Lushtaku në një reagim ka mohuar se ka sulmuar Mehanin, duke thënë se qytetarët kanë reaguar pasi ai e kishte etiketuar atë si “Sami Serbia”./Express/

The post Blerta Deliu për incidentin në Skenderaj: Dhuna s’është zgjidhje, por as provokimet e linçimet sistematike appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip