E enjte, 23 Prill 2026
Lajme

Bletaria, rritet prodhimi dhe kërkesa/ Fier, interes i lartë edhe për nënproduktet e mjaltit

Shtohen parqet e bletëve në Fier. Shirat e dimrit që shkoi, nuk shkaktuan vetëm dëme dhe përmbytje në qarkun e Fierit. Bletaria, është sektori që po përfiton nga kullotat e pasura këtë pranverë, duke bërë që fermerët të hapin ferma të reja bletësh.

Kushtet klimatike këtë pranverë po favorizojnë edhe nënproduktet e tjera të bletarisë, si qumështi i bletës, propolisi dhe poleni, produkte që vitet e fundit po kërkohen masivisht nga konsumatorët për shkak të vlerave kurative.

Marrja e qumështit të bletës dhe polenit ka nisur prej dy javësh. Produkte që dalin në sasi të vogla krahasuar me mjaltin, por me përfitime të shumta shëndetësore. Bletërritësi Muskaj, shpjegon se këto produkte duhet të përfitohen në kullota pa ndotje mjedisore.

Të dhënat nga drejtoria e Veterinarisë në Qarkun e Fierit flasin për shtim të fermave të bletëve, duke e çuar numrin e tyre në 1481 këtë vit nga 1390 vitin e kaluar. Gjithsej në këto ferma janë 56 262 koshere bletësh.

InfoShqip