E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Bombardimet nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe: Mbrojtja ajrore po i përgjigjet sulmeve

1777993352 Xtfryuyii 709x400

Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se po përballet aktualisht me sulme me raketa dhe dronë nga Irani.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘X’, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmoi se “zhurmat e dëgjuara në disa zona të vendit janë për shkak të përgjimit të raketave balistike, raketave lundruese dhe dronëve nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe theksoi se Irani lëshoi ​​dje 12 raketa balistike, tre raketa lundruese dhe katër dronë kundër Emirateve.

InfoShqip