Gazetari Egon Loli tha se tensionet në Gjirin Persik po rriten me pritjen e ardhjes së aeroplanmbajtëses “George Bush” dhe mungesën e dakordësisë mes SHBA dhe Iranit për vijimin e negociatave.
Sipas tij, strategjia e ndjekur nga Trump, ndonëse e diskutueshme, po ndikon në bllokimin e Kinës dhe në përshkallëzimin e konfliktit në rajon.
“Pritet edhe ardhja e aeroplanmbajtëses “George Bush” në Gjirin Persik; Trump dhe liderët e Iranit nuk po e gjejnë gjuhën për t’u ulur në takimin e dytë të negociatave, pavarësisht intensitetit të deklaratave dhe Kinës që penalizohet nga kjo bllokadë.
Kjo bllokadë po rezulton një strategji jo e mirë menduar nga Trump, por e favorshme. Bllokon Kinën dhe rikthen luftën; nëse Trump do ishte në favor të shuarjes së konfliktit, nuk është rruga më e mirë të mos shfrytëzojë përplasjet e brendshme në Iran.”
