E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

Çitaku krahason Lushtakun me Kurtin: Dallimi është i qartë si loti

Image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas intervistimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, lidhur me incidentin e së enjtes në këtë komunë.

Përmes një postimi, Çitaku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai “jo vetëm që refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë, por madje e sfidon publikisht” që t’i shkojë në zyrë për ta intervistuar, siç u shpreh ajo, lidhur me “një aferë korruptive multimilionëshe”.

“Nuk është trimëri të mos respektosh Kushtetutën, ligjet dhe Republikën. Kjo nuk është forcë. Është frikë dhe arrogancë pushteti”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Lushtaku është paraqitur për intervistim, duke thënë se kjo është bërë nga respekti ndaj shtetit.

“E Samiu, trimërinë e të cilit nuk e konteston askush, shkoi në Prokurori. Sepse ai e respekton shtetin për të cilin ka luftuar. Dallimi është i qartë si loti”, ka përfunduar Çitaku.

InfoShqip